ipad

KMK Klinika Mjekesore Komuna e Parisit

Klinika mjekësore "Komuna e Parisit" është një klinikë multidisiplinare me një eksperiencë të gjatë në dhenien e kujdesit shendetesor parësor dhe atij të specializuar.

Me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë klinike brënda dhe jashtë vendit bashkë me mundësinë e ofrimit të konsulencave nga mjeket më në zë Shqiptar dhe Italian, Klinika ka mundur të bëjë diferencën. 

E shperblyer me çmimin “Klinika më e mirë mjekësore” në vitin 2019 për cilësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor sipas standarteve më të larta të kërkuara.  

me shume 

 
 

Kliente te kenaqur

Vite Eksperience

Departamente

Farmaci

Intro Section

Eksperiencë e gjatë profesionale.

Eksperienca e gjatë e klinikës, na ka berë të mësojmë shumë rreth organizimit të punës, duke u përmirësuar dita-dites për të ofruar një shërbim sa më profesional. Që nga janari i vitit 2018 e në vazhdim, pjesë e stafit të klinikës janë bërë dhe disa grupe mjekesh italian, eksperienca dhe profesionalizmi i të cilëve na kanë dhënë një tjetër vizion rreth kujdesit shëndetësor, që duhet tu ofrojmë pacientëve tanë.

Staf i përkushtuar dhe profesional.

Misioni ynë më i rëndësishëm është një dhe i vetëm, të jemi në nivele të larta shërbimi. Pikërisht kjo është arsyeja pse ne prej shumë kohësh bashkëpunojmë me mjekë tejet të kualifikuar, qofshin këta profesionist shqiptare apo italian. Përpiqemi vazhdimisht të ruajmë me fanatizëm etikën profesionale, vlera e të cilës qëndron mbi çdo lloj kompromisi.

Cilësi e lartë e pajisjve mjekësore.

Kemi investuar dhe vazhdojmë të investojmë në mënyrë të vazhdueshme për të sjellë pranë klinikës sonë aparaturat mjekësore të standarteve bashkëkohore europiane. Të gjitha pajisjet që ne përdorim, flasin fjalën e fundit në teknologjinë mjekësore, si psh lazeri i epilimit Aleksandrit Deka Moveo, Lazeri kirugjikal CO2 Deka Smartxide, etj.

Mirëqënia e pacientit.

Qëllimi ynë është ti bëjmë pacientët tanë të ndjehen sa më komod dhe të sigurt për shërbimin që ata marrin. Për të arritur këtë lloj standarti jemi kujdesur në mënyrë të vazhdueshme të krijojme një marrëdhënie bashkëpunimi personel-pacient sa më të ngrohtë dhe të qartë, në mënyrë të tillë që pacientët të mirë informohen për çdo paqartësi apo shqetësim që ata kanë.

Ambjente komode.

Në kliniken tonë, përveç mirëqënies shpirterore, jemi kujdesur që dhe komoditetit fizik ti kushtojmë rëndësi të veçantë. Ne duam që pacientët tanë të ndjehen komod dhe të rehatshëm në çdo moment që ndodhen në ambjentet e klinikes. Pikërisht për këtë arsye ne kemi investuar vashdimisht të krijojmë një ambjent sa me komod dhe te rehatshem.

Vlerat tona.

Punën që kemi ndërtuar deri më sot dhe niveli në të cilin ndodhemi janë rezultat i disa parimeve dhe vlerave: Përsosmëria, Dinjiteti, Profesionalizmi, Cilesia e shërbimit, Etika, Respekti janë parimet mbi të cilët ne kemi punuar dhe do vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë kohës.
macbook

Email Newsletters:

Privacy Policy

  • Address: Rr. Skender Luarasi
    prane Stadiumit Dinamo
    1001, Tirana, Albania
  • Phone: +355 69 603 0760